Vend pune për Teknik për Servisim dhe Riparim të Gjeneratorëve, Kompresorë & Pajisjeve Industriale në Prishtinë

Të gjitha Punët > Punë në Prodhim > Punë në Prishtinë

Teknik për Servisim dhe Riparim të Gjeneratorëve, Kompresorë & Pajisjeve Industriale

Crewit Resourcing
Prishtinë
Prodhim
Pagë konkurruese
16-03-2026
Crewit Resourcing

Përshkrimi

Lokacioni: Ireland
Lloji i punës: Full-time

Rreth Kompanisë
Është një kompani e njohur që furnizon vegla profesionale dhe pajisje për sektorët e ndërtimit, mekanikës dhe industrisë. Kompania ofron një gamë shumë të gjerë produktesh si gjeneratorë, kompresorë, vegla elektrike, makina saldimi, pajisje për garazhe dhe makineri industriale. 

Për shkak të rritjes së kërkesës për servis dhe mirëmbajtje të pajisjeve, kompania është duke kërkuar një Teknik për Servisim dhe Riparim të Pajisjeve për t’iu bashkuar ekipit teknik.

Detyrat Kryesore
Kandidati do të jetë përgjegjës për:
  • Servisimin dhe riparimin e gjeneratorëve.
  • Diagnostikimin dhe rregullimin e problemeve në kompresorë, vegla elektrike dhe pajisje të tjera industriale.
  • Mirëmbajtjen dhe servisimin periodik të pajisjeve.
  • Zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara dhe testimin e pajisjeve pas riparimit.
  • Instalimin dhe vënien në funksion të pajisjeve të reja kur është e nevojshme.
  • Identifikimin e defekteve mekanike dhe elektrike në pajisje.
  • Mbajtjen e dokumentacionit të servisimit dhe raportimin tek menaxheri teknik.

Kualifikimet dhe Përvoja
Kandidati ideal duhet të ketë:
  • Minimum 3 vite përvojë në servisimin e gjeneratorëve ose pajisjeve industriale.
  • Njohuri të mira në motorë, sisteme mekanike dhe elektrike.
  • Përvojë me gjeneratorë, kompresorë, vegla elektrike ose pajisje garazhi.
  • Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Patentë shoferi (preferohet).

Aftësi Personale
  • Person serioz dhe i besueshëm
  • I organizuar dhe me përgjegjësi në punë
  • I aftë për të zgjidhur probleme teknike
  • I gatshëm për punë praktike në servis dhe terren

Çfarë Ofrohet
  • Punë stabile në një kompani të njohur në Ireland
  • Mbështetje për leje pune dhe vizë
  • Mbështetje për leje pune dhe vizë
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Ambient profesional pune
  • Pagë konkurruese sipas përvojës

Apliko Tani

Punë të Ngjashme

Operator i makinës për prerjen e kartonit

Prizren

11 ditë më parë

Sales Campaign Lead

Prishtinë

20 ditë më parë

ZDRUKTHTARË – NË IRLANDË

Prishtinë

20 ditë më parë