Vend pune për Operator i makinës për prerjen e kartonit në Prizren

Të gjitha Punët > Punë në Prodhim > Punë në Prizren

Operator i makinës për prerjen e kartonit

Crewit Resourcing
Prizren
Prodhim
Pagë konkurruese në varësi të përvojës
05-03-2026
Crewit Resourcing

Përshkrimi

Crewit Resourcing po kërkon punëtor për Irlandë!

Pozita: Operator i makinës për prerjen e kartonit (Die Cutter Operator)

Ne jemi në kërkim të një personi që ka përvojë në fabrika të prodhimit të paketimeve nga kartoni dhe që di të punojë me makinën për prerjen e kartonit (die cutter).

Detyrat kryesore:
· Përgatit dhe rregullon makinën die cutter për punë.
· Operon makinën për prerjen dhe formimin e kutive nga kartoni.
· Kontrollon cilësinë e produkteve gjatë prodhimit.
· Sigurohet që prerja, vijëzimi (creasing) dhe heqja e mbetjeve të kartonit bëhen saktë.
· Lexon udhëzimet e punës për të kuptuar sasinë dhe kërkesat e klientit.
· Mban numërim të saktë të prodhimit.
· Ndihmon operatorët e tjerë gjatë përgatitjes së makinës kur kërkohen dy persona.
· Operon pajisjet për paleta dhe baler për paketimin e mbetjeve.
· Mban makinën dhe vendin e punës të pastër dhe në gjendje të mirë.
· Plotëson dokumentet e kontrollit të cilësisë.
· Bashkëpunon me ekipin për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e prodhimit.

Kërkesat:
· Përvojë pune në fabrika të prodhimit të paketimeve nga kartoni është përparësi.
· Përvojë me makinën die cutter është shumë e preferueshme.
· Aftësi për të lexuar dhe kuptuar udhëzimet e punës.
· Gatishmëri për të punuar në ambient fabrike me makina prodhimi.
· Aftësi për të punuar në ekip.
· Njohuri bazike matematikore.

Orari i punës:
· 08:30 – 17:00
· Të premten deri në 16:00
· Mund të kërkohen edhe orë shtesë sipas nevojës.

Çfarë Ofrojmë:
· Pagë konkurruese në varësi të përvojës
· Mbështetje për leje pune dhe vizë
· Mbështetje gjatë 6 muajve të parë (relokim dhe sistemim)
· Kontratë pune e përhershme
· Kushte shumë të mira pune dhe stabilitet afatgjatë

Benefitet gjatë procesit të relokimit:
  • I gjithë procesi i aplikimit është pa asnjë kosto për kandidatin
  • Kompania mbulon të gjitha shpenzimet për lejen e punës (work permit)
  • Kompania mbulon aplikimin në ambasadë për vizë
  • Bileta e parë e avionit paguhet nga kompania
  • Mbështetje gjatë gjithë procesit të relokimit deri në fillimin e punës

Apliko Tani

Punë të Ngjashme

Kopshtar / Gartenbau

Prishtinë

60 ditë më parë

Business Development Representative

Prishtinë

66 ditë më parë

Operator i makinës për prerjen e kartonit

Prizren

78 ditë më parë