Vend pune për Operator i Sharrës së Gurit Donatoni- Zhvendosje ne Irland në Prishtinë
Të gjitha Punët > Punë në Zanate Të Specializuara > Punë në Prishtinë
Operator i Sharrës së Gurit Donatoni- Zhvendosje ne Irland
Crewit Resourcing
Prishtinë
Zanate Të Specializuara
Pagë konkurruese
18-09-2026
Përshkrimi
Përshkrimi i Punës:
Kërkojmë Operatorë me përvojë në përdorimin e sharrave Donatoni për t'iu bashkuar ekipit tonë në Irland. Kandidatët do të jenë përgjegjës për prerjen dhe përpunimin e gurit natyral dhe artificial sipas vizatimeve teknike dhe standardeve të cilësisë së kompanisë. Roli kërkon saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në një ambient prodhimi.
Kërkesat:
- Përvojë e dëshmuar në përdorimin e sharrave Donatoni ose makinerive të ngjashme për përpunimin e gurit.
- Përvojë në industrinë e gurit (granit, kuarc, mermer ose materiale të ngjashme).
- Njohuri të mira në matje, prerje precize dhe lexim të vizatimeve teknike.
- Aftësi për të punuar sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të cilësisë.
- Të kenë kontratë valide pune ose dëshmi të përvojës së punës në këtë fushë.
- Vëmendje e lartë ndaj sigurisë në vendin e punës dhe cilësisë së produktit përfundimtar.
- Aftësi për të punuar individualisht dhe si pjesë e ekipit.
- Kandidatët duhet të jenë aktualisht të punësuar ose të kenë përvojë të dëshmuar me kontratë valide pune në operimin e makinerive CNC, preferohet në përpunimin e gurit dhe materialeve të ngjashme.
Ne Ofrojmë:
- Pagë konkurruese sipas përvojës.
- Punësim afatgjatë në një kompani të qëndrueshme.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në karrierë.