Vend pune për CNC Operator (Intermac 330)- Zhvendosje ne Irland në Prishtinë
Të gjitha Punët > Punë në Zanate Të Specializuara > Punë në Prishtinë
CNC Operator (Intermac 330)- Zhvendosje ne Irland
Crewit Resourcing
Prishtinë
Zanate Të Specializuara
Pagë konkurruese
18-09-2026
Përshkrimi
Përshkrimi i Punës:
Jemi në kërkim të Operatorëve CNC me përvojë për t'iu bashkuar ekipit të saj. Kandidatët do të jenë përgjegjës për operimin e makinerive CNC, kryesisht Intermac 330, për përpunimin e gurit, kuarcit, granitit dhe materialeve të ngjashme, duke siguruar cilësi të lartë dhe saktësi në prodhim.
Kërkesat:
- Përvojë në operimin e makinerive CNC, preferohet Intermac 330.
- Njohuri në leximin dhe interpretimin e vizatimeve teknike.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet e punës.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe standardeve të cilësisë.
- Përkushtim ndaj procedurave të sigurisë në vendin e punës.
- Kandidatët duhet të jenë aktualisht të punësuar ose të kenë përvojë të dëshmuar me kontratë valide pune në operimin e makinerive CNC, preferohet në përpunimin e gurit dhe materialeve të ngjashme.
Ne Ofrojmë:
- Pagë konkurruese sipas përvojës.
- Ambient profesional dhe mbështetës pune.
- Mundësi zhvillimi afatgjatë në një kompani në rritje.