Mekanik-Zhvendosje në Irland job in Pristina

All Jobs > Skilled Trades Jobs > Pristina Jobs

Mekanik-Zhvendosje në Irland

Crewit Resourcing
Pristina
Skilled Trades
Pagë konkurruese
08-10-2026
Crewit Resourcing

Description

Mekanik –Zhvendosje ne Irland


Rreth Pozitës
Jemi në kërkim të Mekanikëve me përvojë për t'u bashkuar me kompani lider në Irlandë, duke punuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, makinerive të rënda dhe pajisjeve industriale.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për kandidatët që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë afatgjatë në Irlandë dhe të punojnë në një mjedis profesional e modern.


Përgjegjësitë Kryesore
  • Diagnostifikimi dhe riparimi i defekteve mekanike
  • Mirëmbajtja preventive e automjeteve dhe makinerive
  • Servisimi i sistemeve hidraulike, pneumatike dhe mekanike
  • Inspektimi i pajisjeve për të siguruar funksionim të sigurt dhe efikas
  • Përdorimi i pajisjeve diagnostikuese dhe mjeteve profesionale
  • Mbajtja e standardeve të larta të sigurisë në punë


Kërkesat
Kërkesat Thelbësore
  • Minimumi 3 vite përvojë si Mekanik
  • Përvojë në mirëmbajtjen e automjeteve, makinerive të rënda ose pajisjeve industriale
  • Aftësi të mira diagnostikimi dhe zgjidhjeje problemesh
  • Njohuri të sistemeve mekanike, hidraulike dhe pneumatike
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Leje drejtimi (e preferuar)

Përparësi
  • Kualifikim profesional në mekanikë
  • Përvojë me kamionë, autobusë, makineri ndërtimore ose pajisje industriale
  • Përvojë pune jashtë vendit

Çfarë Ofrohet
Pagë konkurruese
Kontratë afatgjatë pune në Irlandë
Mbështetje me procesin e relokimit

Kriteret për aplikim:
  • Kandidati duhet të ketë kontratë pune si mekanik.
  • Paga mujore duhet të jetë transferuar përmes bankës dhe të mund të dëshmohet me ekstrakte bankare.
  • Preferohet histori e rregullt e punësimit dhe pagesave.



Apply Now

Similar Jobs

Mekanik-Zhvendosje në Irland

Pristina

0 days ago

Electrical Engineer

Pristina

6 days ago

Electrician

Pristina

8 days ago