Vend pune për PUNËTOR RENOVIMI (MULTI-SKILLED) – NË IRLANDË në Prishtinë
Të gjitha Punët > Punë në Zanate Të Specializuara > Punë në Prishtinë
PUNËTOR RENOVIMI (MULTI-SKILLED) – NË IRLANDË
Crewit Resourcing
Prishtinë
Zanate Të Specializuara
2500
26-01-2026
Përshkrimi
PUNËTOR RENOVIMI (MULTI-SKILLED) – NË IRLANDË
Pozita: Punëtor Renovimi / Renovues me Aftësi të Shumëfishta
Lokacioni: Irlandë
Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë – Kontratë e përhershme
Lokacioni: Irlandë
Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë – Kontratë e përhershme
Përshkrimi i Punës
Po kërkojmë punëtorë me përvojë në renovimin e objekteve për t’u bashkuar me ekipe profesionale që merren me rinovimin e banesave, lokaleve afariste dhe zyrave në Irlandë.
Pozita është ideale për renovues praktikë që kanë punuar në riparime, adaptime dhe rregullime të brendshme dhe të jashtme të objekteve ekzistuese, jo në ndërtim të ri.
Punimet zhvillohen në projekte refurbishment & fit-out, me standarde të larta cilësie dhe sigurie.
Detyrat Kryesore:
- Punime renovimi në objekte ekzistuese (banesa, zyra, lokale)
- Riparime dhe rregullime betoni (dysheme, mure, shkallë, përforcime)
- Punime zdrukthtarie në renovim (dyer, korniza, ndarje, struktura druri)
- Punime të brendshme përfundimtare (gips, rregullime muresh, detaje finale)
- Ndihmë në adaptime të brendshme dhe fit-out të objekteve
- Bashkëpunim me ekipin dhe mbikëqyrësin e kantierit
- Respektim i rregullave të sigurisë dhe cilësisë në punë
Kërkesat:
- Përvojë në renovim objektesh
- Përvojë në punime riparimi dhe adaptimi (jo ndërtim nga zero)
- Aftësi në zdrukthtari të përgjithshme dhe punime ndihmëse renovimi
- Njohuri bazike të gjuhës angleze (e preferuar: niveli B1)
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur
- Referencë pune ose dëshmi përvojë (e preferuar)
Çfarë Ofrohet:
- Pagë neto: 2,500 € / muaj
- Punë e përhershme dhe afatgjatë
- Projekte të vazhdueshme renovimi në Irlandë
- Mbështetje për leje pune dhe relokim (kur është e aplikueshme)
- Ambient pune profesional dhe i organizuar