Kryepunëtor / Udhëheqës Ekipi në Infrastrukturë dhe Ndërtimtari- Zhvendosje ne Gjermani job in Pristina

All Jobs > Skilled Trades Jobs > Pristina Jobs

Kryepunëtor / Udhëheqës Ekipi në Infrastrukturë dhe Ndërtimtari- Zhvendosje ne Gjermani

Crewit Resourcing
Pristina
Skilled Trades
Pagë konkurruese
10-07-2026
Crewit Resourcing

Description

Kryepunëtor / Udhëheqës Ekipi në Infrastrukturë dhe Ndërtimtari

Crewit Resourcing po kërkon Kryepunëtorë / Udhëheqës Ekipi (Foreman) me përvojë në projekte infrastrukturore dhe ndërtimtari civile për punësim afatgjatë në Gjermani.
Kjo pozitë është ideale për kandidatë që kanë përvojë në menaxhimin e ekipeve në kantier dhe dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në Gjermani.

Përgjegjësitë
  • Menaxhimi i ekipeve të punës në kantier.
  • Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve ditore.
  • Mbikëqyrja e punimeve infrastrukturore dhe civile.
  • Sigurimi i cilësisë së punimeve sipas planeve dhe specifikimeve.
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Bashkëpunimi me Inxhinierët e Kantierit dhe Menaxherët e Projektit.
  • Raportimi i progresit të punimeve.

Kërkesat
Minimum 5 vite përvojë në ndërtimtari civile ose infrastrukturë rrugore.
Përvojë në menaxhimin e ekipeve të punëtorëve. Njohuri në:
  • Punime tokësore dhe infrastrukturore
  • Vendosjen e gypave
  • Instalimin e sistemeve të drenazhimit
  • Ndërtimin e rrugëve
  • Vendosjen e bordurave dhe shtrimin e kubëzave
  • Aftësi për të lexuar plane dhe vizatime teknike.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Patentë shoferi (avantazh)
  • Gatishmëri për relokim afatgjatë në Gjermani.
  • Njohja e gjuhës angleze ose gjermane konsiderohet avantazh.

Ne Ofrojmë
  • Kontratë pune afatgjatë në Gjermani.
  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Mbështetje gjatë procesit të relokimit.
  • Punë në projekte të mëdha infrastrukturore.
  • Stabilitet dhe mundësi për të ndërtuar karrierë dhe jetë në Gjermani.

Apply Now