Kopshtar / Gartenbau job in Pristina

All Jobs > Skilled Trades Jobs > Pristina Jobs

Kopshtar / Gartenbau

Crewit Resourcing
Pristina
Skilled Trades
Pagë konkurruese
23-03-2026
Crewit Resourcing

Description

Rreth Kompanisë
Kompania është një kompani e njohur në Ireland që merret me ndërtim dhe rregullim të kopshteve, peizazh, pergola, shtigje betoni, patio, deck dhe projekte të ndryshme të jashtme për klientë rezidencial dhe komercial.
Për shkak të rritjes së projekteve, kompania është duke kërkuar Kopshtar / Gartenbau me përvojë për t’iu bashkuar ekipit profesional në Ireland.

Detyrat Kryesore
Kandidati do të jetë përgjegjës për:
· Ndërtimin e pergolave, gazebo dhe deck-eve (konstruksione druri ose metali në oborr, si hije për ulëse, terasa druri dhe struktura për qëndrim në kopsht)
· Vendosjen e paving, patio dhe shtigjeve të betonit (shtrimi i pllakave në oborr, rrugica në kopsht, trotuare dhe sipërfaqe për ulëse jashtë)
· Vendosjen e bordurave dhe rregullimin e kopshteve (vendosje e kufizuesve të betonit ose gurit rreth shtigjeve dhe oborrit, nivelim i tokës dhe rregullim i kopshtit)Përgatitjen dhe nivelimin e terrenit
· Punime të përgjithshme në kopsht dhe ndërtim të jashtëm
· Përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës
· Zbatimin e projekteve sipas planit
· Mbajtjen e vendit të punës të pastër dhe të rregullt

Kualifikimet dhe Përvoja

Kandidati ideal duhet të ketë:
· Minimum 2–3 vite përvojë në gartenbau, kopshtari ose ndërtim
· Përvojë në pergola, paving, bordura, deck ose punime të ngjashme
· Njohuri bazë në përdorimin e mjeteve të punës
· Aftësi për të punuar jashtë
· Aftësi për të punuar në ekip
· Patentë shoferi (preferohet)

Aftësi Personale
· Person serioz dhe i besueshëm
· I organizuar dhe i përgjegjshëm në punë
· I gatshëm për punë fizike jashtë
· I motivuar për të mësuar
· I aftë për të punuar në ekip

Benefitet gjatë procesit të relokimit:
· I gjithë procesi i aplikimit është pa asnjë kosto për kandidatin
· Kompania mbulon të gjitha shpenzimet për lejen e punës (work permit)
· Kompania mbulon aplikimin në ambasadë për vizë
· Bileta e parë e avionit paguhet nga kompania
· Mbështetje gjatë gjithë procesit të relokimit deri në fillimin e punës

Apply Now